75 TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Nga ora 8 e mëngjesit të ditës së sotme janë analizuar 57 mostra, ku janë konfirmuar edhe 5 persona të tjerë, ndërsa tek 52 persona konstatimi ishte negativ. Në Mal të Zi, deri në orën 17:47min janë 75 të infektuar me koronavirusin e ri. Në Tuz mbetet numri i njëjtë i të infektuarve, 27 persona.  Janë 6.278 persona nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare në Mal të Zi. Instituti po monitoron nga afër zhvillimin e situatës epidemiologjike dhe do të informojë rregullisht publikun.

SHARE