Eurosuper 95 dhe 98 nga mesnata do të rriten për 10 gjegjësisht 11 cent, ndërsa në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.55 euro përkatesisht 1.6 euro.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Investimeve Kapitale (MIK).
Çmimi i Eurodieselit do të jetë 7 cent më i lartë dhe do të arrijë në 1.48 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të vazhdojë të kushtojë 1.45 euro.
MIK tha se sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 13 mars, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga 14 mars.