ARMENKO, TESHIQ DHE GJURANOVIQ GJYQTARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE, RESULBEGOVIQ PA MBËSHTETJE

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën sot Snezhana Armenko, Momirka Teshiq dhe Dragana Gjuranoviq për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.

Për Armenkon votuan 77 deputetë dhe 3 abstenuan.

Teshiq u zgjodh me 70 vota pro, Gjuranoviq u zgjodh me 75 vota mbështetje, ndërsa kandidati i katërt, Faruk Resulbegoviq, nuk mori mbështetjen e duhur. Ai mori 46 vota.

Pas votimit, gjyqtarët bënë betimin. Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, ka njoftuar se kandidatura e Resulbegoviqit do të votohet në raundin e dytë.

SHARE