MOTI I KEQ, PEZULLON MËSIMIN NË SHKOLLAT E MALËSISË

Për shkak të motit të keq me reshje dëbore , sot është pezulluar mësimi në Shkollën Fillore Gjergj Kastrioti në Triesh dhe Shkollën Fillore “Bashkimi” në Hot.

Po për të njëjtën gjë, në mungesë të prezencës së nxënësve as Shkolla Fillore “29 Nëntori” në Dinoshë dhe Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, nuk zhvilluan procesin mësimor.

Ndërsa Shkolla e Mesme e Përzierë “25 Maji”, në Tuz, e zhvilloi procesin arsimor me orë të shkurtura në 30 min.

SHARE