TËRMET ME MAGNITUDË 3.2 BALLË TË SHKALLËS RIHTER NË AFËRSI TË PODGORICËS

Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Mal të Zi, bëri të ditur Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

“Më datë 27 janar 2024, në orën 19:54, sektori i sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji ka regjistruar një tërmet të lehtë me epiqendër 5 km në perëndim të Nënhelmit (Mali i Zi). Forca e këtij tërmeti në hipoqendër (fokus) ishte 3.2 njësi të shkallës Rihter, që i përgjigjet intensitetit epiqendror të shkallës IV të shkallës Mercalli (MCS). Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësinë 24 km. Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet nuk mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën epiqendrore”, thuhet në njoftim.

SHARE