MILLORAD MARKOVIQ U ZGJODH PROKUROR SUPREM I SHTETIT

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën sot Millorad Markoviq për Prokurorin e ri Suprem të Shtetit. Përveç Markoviqit, kandidate ishin Maja Jovanoviq dhe Suzana Mugosha.

Gjithsej votuan 74 deputetë. Askush nuk ka votuar për Maja Jovanoviqin, 13 deputetë kanë votuar për Suzana Mugoshën dhe 61 deputetë kanë votuar për Millorad Markoviq.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq tha se parlamenti vazhdon të japë rezultate në rrugën evropiane.

Prokuroria e Lartë e Shtetit ka qenë në statusin e ushtruesit të detyrës që nga skadimi i mandatit të Ivica Stankoviq pesë vite më parë. Më 7 tetor 2019, Stankoviq u emërua ushtrues detyre i Prokurorit Suprem të Shtetit, më vonë, kishte prokurorë të tjerë si ushtrues detyre të Prokurorit Suprem të Shtetit dhe asnjë nga kontestet dhe përpjekjet nuk çoi në zgjedhjen e një prokurori të ri suprem për një mandat të plotë me një shumicë prej dy të tretave të deputetëve, pra një shumicë prej tre të pestave në raundin e dytë.

Deri më sot, kur Millorad Markoviq u bë Prokuror me mandat të plotë.

Millorad Markoviq ka magjistruar në shkencat juridike, me përvojë shumëvjeçare në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, drejtësisë, të drejtës penale dhe konfiskimit të përfitimeve pasurore.

Ka punuar në Fakultetin Juridik në Podgoricë, por edhe si ekspert/konsulent në projektet e BE-së, Këshillit të Evropës, OSBE-së, AIRE Center dhe UNDP-së.

Debati në parlament ka nisur rreth orës 14:00, ndërsa votimi ka nisur në orën 17:15.

SHARE