MILLATOVIQ: NJË HAP DREJT FORCIMIT TË MËTEJSHËM TË SISTEMIT GJYQËSOR

Sot është një ditë e rëndësishme për Malin e Zi dhe ndërtimin e institucioneve tona demokratike. Prokurori Suprem i Shtetit u zgjodh me konsensus të gjerë në parlament, pas gati pesë vitesh të postit ushtrues detyre, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

“Kështu u hodh një hap kyç në forcimin e shtetit të së drejtës dhe administrimit të drejtësisë në Mal të Zi, por dëshmoi edhe aftësinë e vendit tonë për të kapërcyer ndarjet në emër të së mirës së përbashkët publike. Ky është një hap drejt forcimit të mëtejshëm të sistemit gjyqësor, një lufte më të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përfundimisht krijimit të një shoqërie më të drejtë. Me këtë dëshmojmë përkushtimin tonë ndaj parimeve demokratike dhe standardeve evropiane që i kam theksuar që në fillim të mandatit tim, në mënyrë që të bëhemi sa më shpejt pjesë e familjes evropiane dhe anëtari i parë i ardhshëm i BE-së. Ne po përparojmë fuqishëm, me bindjen për një të ardhme më të mirë, të bashkuar në aspiratat dhe synimet tona evropiane. Qëllimi ynë është i përcaktuar qartë: një Mal i Zi i fortë, i qëndrueshëm dhe demokratik, i bazuar në sundimin e ligjit dhe drejtësisë”, tha Millatoviq.

SHARE