BE-ja: MALI I ZI DUHET TË VAZHDOJË T’I JAPË PRIORITET REFORMAVE NË FUSHËN E SUNDIMIT TË LIGJIT

Bashkimi Evropian përshendet emërimin e Prokurorit Suprem të Shtetit nga një shumicë e gjerë ndërpartiake në Parlament, që është parakusht kyç për funksionimin e rregullt të Prokurorisë së Shtetit. Kështu thuhet në deklaratën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi me rastin e zgjedhjes së Prokurorit Suprem të Shtetit në Kuvend.

“Ftojmë të gjithë aktorët politikë që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive mbi qëndrimet partiake për të zbatuar shpejt reformat kyçe nga agjenda evropiane. Për të përfituar nga momenti aktual i politikës së zgjerimit dhe për të avancuar në negociatat e anëtarësimit me BE-në, Mali i Zi duhet të vazhdojë t’i japë prioritet reformave në fushën e sundimit të ligjit në mënyrë që të përmbushë standardet e përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 në afatin sa më të shkurtër kohor. Prioritetet e reformës janë paraqitur në detaje në Raportin Vjetor për Malin e Zi për vitin 2023, i cili duhet të shërbejë si udhërrëfyes për autoritetet në periudhën e ardhshme. Kohëzgjatja e procesit të anëtarësimit të bazuar në merita është tërësisht në duart e Malit të Zi”, tha Delegacioni i BE-së.

SHARE