PRODHUESIT MALAZEZË PREZANTOJNË PRODUKTET E TYRE NË PANAIRIN E IV NDËRKOMBËTAR AGROBEOGRAD 2023

Zevëndëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, njëkohësisht ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviq, mori pjesë në hapjen e Panairit të 4-të Ndërkombëtar të Frutave, Perimeve dhe Vreshtarisë “Agro Beograd”, i cili do të mbahet në Beograd nga 26 deri më 28 janar, 2023.

Agro Beogradi është një vend ku krijohen lidhje biznesi, duke mësuar rreth teknologjive moderne dhe duke diskutuar tendencat aktuale dhe të ardhshme në tregun global.

Në panair marrin pjesë më shumë se 500 ekspozues nga rajoni dhe bota, dhe vetë hapësira e ekspozitës zë 30,000 m2. Ministri Jokoviq theksoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi dhe bëri thirrje për një ritëm edhe më të madh të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal në bujqësi. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e panairit për prodhuesit malazezë si një mundësi për të promovuar produktet e tyre dhe për të krijuar kontakte dhe bashkëpunime të reja.

Ai theksoi veçanërisht potencialin e sektorëve të ullirit dhe vreshtarisë dhe nevojën e shoqatës së prodhuesve për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut për produkte cilësore.

SHARE