PARLAMENTI MË 10 SHKURT PËR PROJEKTLIGJIN PËR KONFISKIMIN E PASURISË

Parlamenti i Malit të Zi në seancën e jashtëzakonshme më 10 shkurt do të shqyrtojë propozimin për ndryshime në Ligjin për konfiskimin e fitimeve pasurore nga veprimtaritë kriminale. Qeveria e miratoi projektligjin në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa kërkesën për shqyrtimin e aktit në seancë të posaçme të Kuvendit e kishte paraqitur kryeministri Dritan Abazoviq. Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, më herët tha se kanë marrë mendimin e Komisionit Evropian dhe se është vlerësuar se akti është plotësisht në përputhje ligjet e BE-së. Ai tha se një vëmendje e veçantë në ndryshimet e Ligjit i është kushtuar dobisë pasurore që është fituar përmes aktiviteteve kriminale të organizatave kriminale. Gjykata Supreme ka njoftuar se do të vazhdojë të monitorojë procesin e mëtutjeshëm të amendamenteve të Ligjit ekzistues për konfiskimin e pasurisë së fituar me krim, duke pasur parasysh se kjo çështje është e një rëndësie të jashtëzakonshme për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

SHARE