Moderna ka arritur të krijojë një vaksinë të posacme kundër variantit më të përhapur të koronavirusit sot në pjesë të ndryshme të botës, Omicron. Kompania amerikane e bioteknologjisë tha se ka nisur tashmë testet klinike. Në to, përfshohen gjithsej 600 të rritur, gjysma e të cilëve kanë marrë dy doza të vaksinës së kompanisë Moderna kundër COVID-19 të paktën gjashtë muaj më parë, dhe gjysma tjetër që ka marrë tre doza të vaksinës.Prandaj, doza përforcuese e krijuar posaçërisht për variantin Omicron do të vlerësohet për përdorim si një dozë e tretë dhe e katërt. Moderna dha informacione edhe mbi efikasitetin e dozës përforcuese tashmë në përdorim kundër Omicronit. Duket se gjashtë muaj pas injektimit me dozën përforcuese, niveli i antitrupave neutralizues kundër Omicron-it u zvogëlua me nivel 600 për qind krahasuar me nivelin e vërejtur 29 ditë pas vaksinimit, por mbeti i diktueshëm tek të gjithë pjesëmarrësit në studim.Këto të dhëna janë marrë nga studimi i gjakut të 20 personave të cilëve u ishte administruar doza përforcuese prej 50 mikrogramësh, sa gjysma e sasisë së dy dozave të para. Një ditë më parë, edhe rivalët Pfizer dhe BioNTech filluan regjistrimin e pjesëmarrësve për një provë klinike me një vaksinë specifike kundër variantit Omicron.Të dyja vaksinat bazohen në teknologjinë RNA, duke e bërë relativisht të lehtë modifikimin e tyre, duke krijuar mundësinë për të mbajtur hapin me mutacionet specifike të varianteve të reja të COVID-19. Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar të shohin tashmë një rënie të rasteve të lidhura me valën e infeksioneve të shkaktuara nga Omicron.