PEJOVIQ: DERI SOT JANË REGJISTRUAR 618.351 PERSONA, 199.081 AMVISËRI DHE 356.464 BANESA

Drejtori i Drejtorisë për Statistikat e Malit të Zi, Mirosllav Pejoviq, tha se deri më tani janë regjistruar 618.351 persona dhe se janë konfirmuar 69 raste të refuzimit të regjistrimit dhe 152 raste ku komisioni i regjistrimit do të komunikojë me qytetarët.

“E shohim se krahasuar me herën e fundit është rritur numri i banorëve të regjistruar në kryeqytet”, tha Pejoviq.

“Deri në këtë ditë janë regjistruar 618.351 persona, 199.081 amvisëri dhe 356.464 banesa”, tha Pejoviq. Pejoviq theksoi se beson se ky është regjistrimi më i kontrolluar që kur zbatohet në Mal të Zi.

Ai theksoi se rasti i fundit i stilolapsave „shkruaj-fshij“ ishte rreth 10 ditë më parë, në Danillovgrad dhe Budva.

“Ne kemi deklarata të plota nga ata regjistrues se as që e kanë ditur se janë bërë me këta stilolapsa. Çdo familje në të cilën është bërë regjistrimi me atë stilolaps është vizituar përsëri dhe është vërtetuar besueshmëria e tyre 100 për qind”, tha Pejoviq.

Ai theksoi se regjistruesit që kanë përdorur stilolapsa „shkruaj-fshij“ në Podgoricë janë ndjekur penalisht dhe se gjatë ditës materialet nga komunat tjera do të përcillen në Drejtorinë e Policisë dhe se me ata regjistrues është ndërprerë kontrata.

Ai theksoi se beson se regjistrimi do të përfundojë deri më 28 dhjetor, duke qenë se kontrollet kryhen në baza ditore.

SHARE