KSHZ-ja URDHËROI PËRSËRITJEN E ZGJEDHJEVE NË DY VENDVOTIME NË SHAVNIK

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka nxjerrë një vendim të ri me të cilin urdhëron Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) të Shavnikut që t’i përsërisë zgjedhjet në dy vendvotime. “Duke vepruar në bazë të kundërshtimeve të bartësit të listës zgjedhore PDS-SD “E vërteta”, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nxjerrë vendim me të cilin ka urdhëruar Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Shavnik të përsërisë zgjedhjet në vendvotimet në komunën e Shavnikut dhe në Krushevicë,“ është bërë e ditur sot nga KSHZ. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve apeloi te të gjithë bartësit e pozitave të larta shtetërore që “të përmbahen nga deklaratat që konfirmojnë mos respektimin e ligjit, si dhe vendimeve të KSHZ-së të bazuara në ligj”.

SHARE