PARTIA BOSHNJAKE DHE KOALICIONI “BASHKË NJI ZA”: PAKICAT PËR QEVERINË E UDHËHEQUR NGA ABAZOVIQ

Propozimi i kreut të Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj që pakicat të mbështesin Dritan Abazoviqin si kryeministër që do përbënin partitë qytetare por jo PDS-ja është një zgjidhje e mundshme për krizën aktuale politike, theksuan për Pobjeda, zëdhënësi i Partisë Boshnjake Adel Omeragiq dhe deputeti i Koalicionit “Bashkë nji za” Fatmir Gjeka. Ata rikujtuan se koncepti i qeverisë minoritare ishte propozimi i tyre menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare dhe shprehën kënaqësinë që modeli tashmë është i pranueshëm për shumicën e subjekteve politike.
“Edhe atëherë na u duk se ishte një zgjidhje adekuate dhe besojmë se edhe tani është urë lidhëse për zgjedhjet parlamentare. Ngjarjet morën vrull dhe shpresoj që së shpejti të kemi një situatë më të qartë jo vetëm për formatin e ardhshëm të Qeverisë, por mbi të gjitha ku po shkon ky vend dhe kjo shoqëri”, theksoi Gjeka. Omeragiq theksoi se ky është një tregues se Partia Boshnjake po ndjek politikën e duhur në interes të qytetarëve të Malit të Zi, por gjithashtu tha se para formimit të mundshëm të qeverisë së pakicës, ka ende shumë biseda për vendimet politike që duhet të merren në periudhën e ardhshme.

SHARE