BANKAT MBAJTËN STABILITETIN GJATË PANDEMISË

Bankat në Mal të Zi kanë ruajtur stabilitetin, tha Guvernatori i Bankës Qendrore, Radoje Zhugiq dhe shtoi se likuiditeti dhe aftësia paguese në nivelin e sistemit janë në një nivel të kënaqshëm. Sot, Zhugiq zhvilloi një video takim me drejtorin ekzekutiv të konstituences Belg-Hollandeze në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Paul Hilbers, i cili kohët e fundit zëvendësoi Anthony De Lannoy në atë pozitë. Në këtë takim u ra dakord për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin midis Bankës Qendore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë e ndihmës teknike për Malin e Zi në fushat që do të përcaktohen si përparësi.

SHARE