MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE ËSHTË SHUMË E PËRKUSHTUAR PËR PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT TË VETËQEVERISJES LOKALE

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj theksoi se Ministria e Administratës Publike është shumë e përkushtuar në përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale.

“Që nga fillimi i marrjes së detyrës si ministër, angazhimi im ka qenë që t’i shtrij dorën e bashkëpunimit Unionit të Komunave të Malit të Zi dhe komunave. Një theks i veçantë në këtë temë vjen nga fakti se kam qenë pjesë e sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe i di sfidat me të cilat përballen komunat. Nga ana tjetër, e di që komuna të caktuara, duke marrë parasysh numrin e banorëve dhe mënyrën e kryerjes së punës, kanë sfida të veçanta në funksionim. Ne duam që të kemi komuna funksionale dhe që decentralizimi të jetë kontribut në zhvillimin e fuqishëm të administratës lokale, pra edhe në demokratizimin e gjithë shoqërisë”, tha ministri Dukaj.

“Ne vendosëm që fillimisht të analizojmë situatën, të përcaktojmë saktë sfidat, që të veprojmë në mënyrën e duhur. Në bazë të kësaj analize do të vlerësojmë nevojën për decentralizimin e mëtutjeshëm të vetëqeverisjes lokale dhe të gjithë hapat e ndërmarrë nga kjo Ministri do të bazohen në nevojat e qytetarëve, por edhe në parimin e përgjegjësisë dhe ekspertizës”, tha Dukaj.

SHARE