DAMJANOVIQ: REGJISTRIMI DO TË NISË MË 1 NËNTOR NËSE QEVERIA AKTUALE KA MANDAT

Regjistrimi do të fillojë më 1 nëntor, nëse në atë datë është në funksion Qeveria në mandatin e saj teknik, ka njoftuar për Radion e Malit të Zi ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq.

“Në atë rast regjistrimi do të fillojë në përputhje me ligjin dhe rregulloret dhe ky aktivitet do të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar Damjanoviq.

Lidhur me letrën e dërguar dje nga këshillat nacionalë në Mal të Zi drejtuar qeverisë aktuale për të shpallur shtyrjen e regjistrimit, Damjanoviq ka thënë se arsyet e cekura në letër kanë qenë të natyrës politike.

“Një numër i madh i këshillave nacionale kanë dërguar letër, jo të gjithë. Unë i kuptoj arsyet, por kam theksuar vazhdimisht se shtyrja e regjistrimit vetëm do të zvogëlojë besimin e qytetarëve në institucionet,” shpjegoi Damjanoviq.

Shtyrja e regjistrimit vetëm, siç tha ai, do ta politizonte në mënyrë të panevojshme atë aktivitet.

Dhe pse tema e regjistrimit që është e politizuar është pyetje, siç thotë Damjanoviq, për partitë dhe strukturat që e bëjnë atë.

SHARE