TË SHTUNËN HAPJA SOLEMNE E FESTIVALIT “SHPORTA E VJESHTËS” NË ULQIN

Të shtunën, më datën 29 tetor 2022, ora 11:00, në parkun publik Hajdari, në Zenelaj, Ana e Malit, Ulqin, bëhet hapja solemne e Festivalit të produkteve vendore Ulqini 2022 “SHPORTA E VJESHTËS”. Festivali “SHPORTA E VJESHTËS” është organizim i përbashkët i Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike të Ulqinit, i cili ka për qëllim pasurimin e ofertës turistike përmes promovimit dhe mbështetjes të prodhuesve vendor dhe prodhimeve të tyre autentike. Pjesëmarrjen në Festival deri tani kanë konfirmuar më shumë se 30 prodhues nga Ulqini dhe rajoni. Organizatorët për pjesëmarrësit dhe të pranishmit kanë përgatitur program të begat kulturor dhe artistik.

SHARE