Shkalla e vdekjeve nga ataku në zemër u rrit dukshëm gjatë pandemisë

Analiza e të dhënave të reja nga Instituti i Zemrës, Smidt, në Cedars-Sinai, zbuloi se vdekjet nga sulmet në zemër u rritën ndjeshëm gjatë kohës së pandemisë, duke përmbysur në përgjithësi një prirje para-pandemike më të shëndetshme për zemrën.

Para pandemisë COVID-19, sulmet në zemër ishin shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, por ishin në rënie të vazhdueshme. Megjithatë, një studim i ri tregon se shkalla e vdekjeve nga ataku kardiak mori një kthesë të fortë dhe u rrit për të gjitha grupmoshat gjatë pandemisë, shkruan Newsmedical.net.

Për më tepër, të dhënat treguan se rritja ishte më e theksuar tek individët e moshës 25-44 vjeç, të cilët zakonisht nuk konsiderohen me rrezik të lartë për sulm në zemër, transmeton Klankosova.tv.

Sipas studimit, në vitin para pandemisë, kishte 143,787 vdekje nga ataku në zemër, kurse brenda vitit të parë të pandemisë, ky numër ishte rritur me 14% në 164,096.

Arsyet për rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, mund të lidhen gjithashtu me sfidat psikologjike dhe sociale të lidhura me pandeminë, duke përfshirë humbjen e punës dhe presione të tjera financiare që mund të shkaktojnë stres akut ose kronik që çon në sëmundje kardiake, transmeton Klankosova.tv.

SHARE