ME MUNGESË TË BARAZISË GJINORE NUK MUND TË KETË PROSPERITET

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, ka kumtuar se barazia gjinore në politikë është çështje e përfaqësimit demokratik dhe se është e papranueshme dhe e paqëndrueshme që më tepër se gjysma e qytetarëve të mos jetë e përfaqësuar në sferën ekzekutive dhe ligjdhënëse, duke shtuar se pa barazi nuk mund të ketë as prosperitet. Popa, i ka dërguar letër përkrahëse “Qendrës për të drejtat e grave”, me rastin e reagimit ndaj përfaqësimit të papranueshëm të ulët politik, rënies së numrit të deputeteve në Parlamentin e Malit të Zi, dhe përjashtimin e grave nga bisedimet politike për përbërjen e Qeverisë së re. Në letër, po ashtu, thekson se detyra e saj, si ambasadore e sapo emëruar e BE në Mal të Zi, do të jetë ofrimi i përkrahjes për organizatat të cilat luftojnë për barazinë gjinore në këtë shtet dhe puna me Institucionet kompetente në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë. Qendra për të drejtat e gruas, e ka falënderuar ambasadoren e BE-së në Mal të Zi, për përkrahje në luftën për barazinë gjinore, angazhimin personal të saj për të drejtat e grave dhe për kontributin e dhënë në promovimin e rëndësisë së barazisë për prosperitetin e shoqërisë në tërësi.

SHARE