DERI NË FUND TË MUAJIT DO TË PROPOZOJNË KANDIDATËT PËR NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Shumica e vjetër parlamentare njofton se deri në fund të muajit do të propozohen kandidatët për katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. FD thotë se nëse presidenti Millo Gjukanoviq nuk kthehet në kornizën e Kushtetutës dhe nuk i jep mandatin Miodrag Lekiqit, ai do të jetë përgjegjës për përshkallëzimin serioz të krizës politike. „Lëvizja Qytetare URA do të bëjë një deklaratë së bashku me shumicën parlamentare që propozoi mandatarin dhe kur është fjala për iniciativën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviq do të bëjmë edhe një deklaratë pozitive,“ tha Suada Zoronjiq, anëtare e Komisionit Kushtetues dhe anëtare e LQ URA-s. Ftesën e Gjukanoviqit, FD  e sheh si kërcënim. Një nga liderët e asaj aleance politike, Millan Knezheviq, thotë se ishte PDS-ja që e pengoi zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që nga konstituimi i parlamentit. “Gjykata Kushtetuese është e nevojshme kur duhet të vendoset për të, por nuk është e nevojshme kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare”, thekson Knezheviq. Edhe PSP mendoN se përgjegjësinë më të madhe e ka PDS për shkak të përbërjes së cunguar të Gjykatës Kushtetuese. “Ne jemi duke punuar dhe mendoj se shpejt, ndoshta deri në fund të muajit, do të propozojmë katër kandidatë për Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se do të ishte më mirë që Gjukanoviq t’u thotë deputetëve të tij që të kontribuojnë në zgjedhjen e tyre,” deputeti i PSP-së Dragan Ivanoviq.

SHARE