DAMJANOVIQ: EKONOMIA INFORMALE DERI NË 50%, RADIKALISHT TË ZVOGËLOHEN KONTRIBUTET

Drejtori i Drejtorisë për të Ardhura dhe Dogana Aleksandar Damjanoviq paralajmëroi mundësinë e zvogëlimit radikal të shkallës së kontributeve, që, siç theksoi, do të varet nga qëndrimi i Qeverisë. “Ligji për parandalimin e punës ilegale mundëson parandalimin e ekonomisë informale, e cila është deri në 50 për qind”, tha ai. Sipas fjalëve të tija, është e papranueshme që gjysma e ekonomisë legale bart në shpinë gjysmën e ekonomisë ilegale dhe është e papranueshme që të kontrollohen vetëm legalët. Siç shtoi, për të parandaluar shmangien e pagesës së tatimit, kanë rritur kontrollet, sidomos në Bregdet.

SHARE