TËRMETI SHKATËRRUES NË VENEZUELË, SHKON NË 589 NUMRI I VIKTIMAVE

Numri i të viktimave pas tërmeteve në Venezuelë ka shkuar në 589, ndërsa 2,980 persona kanë mbetur të plagosur, sipas presidentes në detyrë, Delcy Rodríguez.

Përditësimi vjen ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë për të gjetur më shumë njerëz të bllokuar nën rrënoja gjatë “dritares së artë” kritike deri në 72 orë pas tërmetit. Numri i të vdekurve pritet të rritet ndjeshëm ndërsa ekipet e kërkimit gjejnë më shumë viktima.

“Po vazhdojmë pa pushim përpjekjet tona për të shpëtuar jetë”, tha Rodríguez për transmetuesin shtetëror të Venezuelës, ndërsa vlerësoi gjithashtu mbërritjen e ndihmës ndërkombëtare dhe ekipeve të emergjencës.

“Kemi shpëtuar dhjetëra jetë”, tha presidentja.

Zonat më të prekura janë La Huira dhe Morón, ku banorët dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit mes rrënojave, shpesh duke gërmuar me duar për shkak të mungesës së makinerive të rënda. Në shumë raste, nga rrënojat po nxirren si të plagosur ashtu edhe viktima.

SHARE