Pitja ështe gjithmonë një ushqim i preferuar dhe i konsumuar masivisht
Përbërësit:
– 5 mollë të mëdha (qëroni dhe pritni në katrorë),
– 100 g sheqer,
– 1 lugë miell,
– 100 lugë kanellë.
Për brumë:
– 15 g drithëra të përziera,
– 150 g miell,
– 150 g sheqer,
– 1 pako gjalpë,
– Gjysmë luge të vogël pluhur për ëmbëlsira,
– Një grusht arra të grira, bademe dhe lajthi (sipas dëshirës).
Përgatitja:
1. Ngroheni furrën në 200 gradë celsius.
2. Në një enë përzieni mollët, sheqerin, miellin dhe kanellën. Qitni në tepsi në të cilën keni vënë letër për pjekje.
3. Përzieni drithërat e tërshërës, miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, pluhurin e ëmbëlsirave, arrat e grira, bademet dhe lajthitë. Përzieni derisa masa të bashkohet, pastaj qiteni sipër mollëve.
4. Piqeni derisa shtresa e sipërme të marrë ngjyrën e artë në të gështenjtë, rreth 30 minuta.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.