Momenti kur Stresi pengohet dhe godet kokën teksa ngjitet në skenë

Reperi i njohur Stresi, është shumë i kërkuar gjatë verës për të performuar në klube të ndryshme të natës.

Në një nga koncertet e tij të fundit, ai pësoi një lëndim të vogël gjatë ngjitjes në skenë.

Në një video, e cila po qarkullon në TikTok, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, shihet duke u penguar teksa ngjitet në skenë.

Foto: TikTok

Ai godet me kokë hekurin, i cili shërbente si një pengesë dhe duhej të hapej për këdo që kalon aty.

Pasi pengohet dhe fansat shprehin shqetësim, ai fillon tqë të qeshë me ta, për mënyrën se si u pengua gjatë hyrjes.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe në TikTok, me shumë prej faqeve satirike që e kanë shfrytëzuar rastin për të bërë shaka me të. /Telegrafi/

SHARE