GJUROVIQ: TË ARDHURAT NGA TURIZMI NË TREMUJORIN E PARË JANË 119 MILIONË EURO

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, të hyrat nga turizmi në tremujorin e parë arritën në 119 milionë euro, që garanton një sezon të shkëlqyer turistik, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq.

“Nëse krahasojmë me vitin e kaluar kur ishin 45 milionë euro dhe 2019 kur ishin 47 milionë euro, është një rezultat i pabesueshëm,” tha Gjuroviq në seancën e Qeverisë.

Ai tha se sot në Mal të Zi po qëndrojnë 42.26 mijë turistë, që është 26 për qind më shumë se në vitin 2019.

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme miratoi programin e masave stimuluese për turizmin për këtë vit, në vlerë prej më shumë se 600 mijë euro.

“Programi i masave nxitëse në fushën e turizmit për vitin 2023 përfshin organizimin e eventeve, festivaleve, përmirësimin e ofertës së shërbimeve në turizmin rural, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve turistike novatore që pasurojnë ofertën në zonat rurale,” tha Gjuroviq.

SHARE