Real Madridi publikon listën me lojtarët e ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve

Një tjetër edicion në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër finale për gjigantin spanjoll Real Madrid.

Los Blancos të shtunën në mbrëmje do të përballen me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve të edicionin 2021/22.

Madrilenët arritën në finalen e madhe pasi eliminuan Manchester Cityn në gjysmëfinale, derisa Liverpooli me lehtësi eliminoi Viillarrealin.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këtë ndeshje, e cila po konsiderohet si më e rëndësishmja e sezonit.

Italiani ka grumbulluar 26 futbollistë për finale, në mesin e tyre edhe Eden Hazard e Gareth Bale. /Telegrafi/

SHARE