JOKIQ: NË DITËT NË VIJIM VAKSINIMI NË AUTOBUS DO TË JETË NËPËR PERIFERI TË MALIT TË ZI

Në mënyrë që vaksinimi masiv të afrohet më shumë me qytetarët e Malit të Zi, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Qendra Shëndetësore Podgorica dhe të gjithë ne si mbajtës të Ekipit për krijimin e infrastrukturës dhe monitorimin e vaksinimit masiv, kemi filluar një projekt të vizitës së vendbanimeve periferike në komunat e Malit të Zi me autobusë ku kryhet vaksinimi, tha kryetari i Ekipit për krijimin e infrastrukturës dhe monitorimin e vaksinimit masiv Danillo Jokiq. “Projekti pilot që kemi bërë në Budva dhe Ulqin tregoi interes të madh të qytetarëve në këtë lloj komunikimi me mjekët dhe stafin mjekësor në lidhje me vaksinimin, kështu që nga përvoja pozitive dhe duke kuptuar plotësisht nevojën për vendbanime të caktuara të largëta për t’i vizituar, ekipet e vaksinimit përgatitën një orar për katër ditët e ardhshme,” tha Jokiq. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen vaksinimit masiv në një numër sa më të madh të jetë e mundur. “Ne jemi duke regjistruar një pamje të shkëlqyeshme epidemiologjike që është në favorin e të gjithëve në Malin e Zi dhe duke u vaksinuar, ne po ndihmojmë shëndetin, po ndihmojmë ekonominë, po ndihmojmë veten dhe të dashurit tanë,” tha Jokiq. Autobusi numër 1 do të jetë edhe disa vendbanime të komunës së Tuzit, të ejtën, më 27.05 konkretisht në poligonin e Dheut të Zi – nga ora 08.00-10.00, në bashkësinë lokale Vrane, nga ora 10.30-12.00, në shtëpinë e kulturës në Sukruq – nga ora 12.30-14.00, në Medrese/Milesh – nga ora 14.30-16.00, si dhe në shkollën fillore në Dinoshë – nga ora 16.30-18.30.

SHARE