BEGIQ: PËR TUBIME PUBLIKE NUMRI OPTIMAL PREJ 150 – 200 PERSONA

Rreziku i çdo tubimi publik ekziston dhe duhet të përcaktohet se sa njerëz mund të marrin pjesë në një tubim, tha ndihmës drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, duke deklaruar se numri optimal për tubime publike është 150 deri në 200 persona.

“Është optimale nga 150 në 200 në hapësirën e hapur, ndërsa numrat dhe mënyra e grumbullimit në ambiente të mbyllura duhet të mendohen mirë,” tha Begiq në Televizionin “Vijesti”.

Ai tha se fëmijët në kopshtet, të cilat, siç është paralajmëruar, duhet të hapen javën e ardhshme, nuk do të mbajnë maska, por kjo do të kërkohet nga edukatorët dhe punonjës të tjerë.

Begiq deklaroi se ai do të ishte i pasinqertë nëse thotë që hapja e kufirit nuk e frikëson atë.

“Çdo fluks masiv mbart një rrezik të caktuar për sistemet e vogla shëndetësore, siç janë tonat. Ne jemi më të përgatitur nga sa ishim, ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e qytetarëve,” tha Begiq.

Ai tha se detyra e Institutit është të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe se vendimi për hapjen e kufijve të Malit të Zi vetëm për disa vende është marrë vetëm për këtë arsye.

“Vendimi nuk vlen për asnjë vend në veçanti, vetëm për ato vende ku shkalla e incidencës është më pak se 25 për 100 mijë banorë. Ne e dimë se situata në terren po ndryshon me shpejtësi dhe për këtë arsye ka kujdes të madh. Jam i sigurt që vendet e rajonit dhe Evropës do të arrijnë këtë shifër relativisht shpejt,” tha Begiq.

Siç paralajmëroi ai, megjithëse nuk ka raste më aktive të koronavirusit në Mal të Zi, nuk ka relaksim.

“Fakti që jemi CORONA FREE nuk do të thotë që rreziku ka kaluar,” përfundoi Begiq.

SHARE