KRAPOVIQ NË BUDAPEST: PRANIA E BE-së DHE NATO-s ËSHTË E RËNDËSISHME PËR PËRPARIMIN E RAJONIT

Prania e fuqishme e BE-së dhe NATO-s është me rëndësi kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e vazhdueshëm të rajonit, tha ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq.

Krapoviq mori pjesë në konferencën “Dialogu i Sigurisë së Budapestit” si pjesë e panelit “Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor në arkitekturën e re evropiane të sigurisë”.

Krapoviq theksoi nevojën për përfundimin me sukses të procesit të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit, duke theksuar se rruga evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë.

“Mbështetja hungareze në lidhje me themelimin e Kolegjit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi është shumë domethënëse. Jam i kënaqur me synimin e Ministrit të Mbrojtjes së Hungarisë që së bashku me Ministrin e Mbrojtjes të Austrisë të dorëzojnë një non-paper në lidhje me ngritjen e këtij projekti për autoritetet në Bashkimin Evropian në fund të majit”, përfundoi ai.

SHARE