IMUNIZIMI SHPËTON MILIONA JETË ÇDO VIT

Imunizimi shpëton miliona jetë çdo vit dhe përfaqëson një nga sukseset më të mëdha shkencore shëndetësore, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq me rastin e bashkimit me fushatën për fillimin e Agjendës së Imunizimit 2030 dhe fillimin e javës së imunizimit të mbajtur këtë vit nën parullën “Vaksinat na bashkojnë”. Java e imunizimit zgjat nga 26-30 Prill. Gjukanoviq përmendi që në pritje të fillimit të vaksinimit masiv kundër Covid-19, nuk duhet të harrojmë domosdoshmërinë e imunizimit kundër një numri të sëmundjeve infektive, veçanërisht tek fëmijët. “Prindër, mbroni më të vegjëlit, ashtu si prindërit tanë na mbrojtën neve. Le të rrisim imunizimin tek fëmijët përmes procesit të rregullt të vaksnimit,” shkroi Gjukanoviq në Twitter.

SHARE