OPERATORI SHËNDETËSOR AMERIKAN I GATSHËM  PËR TË ZGJERUAR PUNËT NË MAL TË ZI

Operatori  më i madh privat i kujdesit shëndetësor amerikan, Steward Health Care System, është i gatshëm, sipas  fjalëve të përfaqësuesve të tij, partner me Qeverinë e MZ, të përmirësojnë efikasitetin dhe cilësinë e sistemit shëndetësor në Mal të Zi. Kryeministri  i MZ, Dushko Markoviq, priti sot themeluesin, kryetarin dhe drejtorin ekzekutiv të  kompanisë shëndetësor Steward Health Care System, Ralph de la Torre, i cili vlerësoi potencialin shumë pozitiv të investimeve të Malit të Zi.

Markoviq, siç është kumtuar nga Shërbimi i marrëdhënieve me publikun i Qeverisë së MZ, vuri në dukje nevojën që Mali i Zi të përshpejtojë përmirësimin sistematik të sistemit shëndetësor në kohën më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që të sigurohen qytetarët me shërbime shëndetësore në nivelin më të lartë.

“Kjo nevojë është rritur më tej nga rritja rekord e ardhjes së turistëve të huaj, hapja e ardhshme e kapaciteteve hotelerisë të kompanive ndërkombëtare të njohura dhe rritjen e interesit të investitorëve të respektuar për investime në MZ”, u vlerësua në takim.

De la Torre vlerësoi potencialin shumë pozitiv të investimeve të Malit të Zi dhe shprehu gatishmërinë të bëhet partner me Qeverinë e MZ, për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e sistemit shëndetësor në MZ.

Rrjeti i Sistemit të Kujdesit Shëndetësor Steward, me seli në Boston, punëson rreth 40,000 njerëz. Në 38 spitale dhe 26 shërbime të kujdesit emergjent rreth 12 milion pacientë dhe përbëjnë rreth 8 miliardë dollarë në vit.

SHARE