KUVENDI I TUZIT EMËRON KOMSIONET PËR SHPËRNDARJEN E MJETEVE TË OJQ-ve DHE KLUBEVE SPORTIVE

Sot u mbajt seanca e gjashtë e Kuvendit të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, ku në rend të ditës ishin Propozimi i vendimit mbi emërimin e Komisionit për shpërndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare dhe Propozimi i vendimit mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit për ndarjen e mjeteve klubeve sportive.

Komisioni për shpërndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare përbëhet nga Naser Krkanoviq, Gjergj Camaj, Albina Dreshaj, Amra Turuskuviq dhe, Admir Nikaj  dhe sekretari Emin Axhoviq.

Ndërsa  Komisionin për ndarjen e mjeteve klubeve sportive përbehet nga Sanda Zejnilloviq, Mark Camaj dhe Senad Padoviq.

Lidhur me këtë pikë nga Alternativa Shqiptare propozuan që anëtar i Komisionit në vend të Senad Padoviq, të emërohet Gjon Gjonaj, mirëpo ky propozim u mbivotua nga shumica parlamentare.

Ndërkaq , Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, paralajmëroi se shumë shpejt do të jetë seanca e radhës lidhur me legalizimin e objekteve.

 

 

SHARE