ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NË BUDVA MË 26 MAJ

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka nxjerrë Vendim për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në Këshillin Komunal të Budvës, të cilat do të mbahen të dielën, më 26 maj të këtij viti.  

Presidenti shkroi në rrjetin X se i shpalli zgjedhjet sa më shpejt që ishte e mundur.

“Zgjedhjet i kam caktuar sa më shpejt që ishte e mundur, për të shmangur ndikimin negativ të momentit të ri politik në dinamikën ekonomike në komunën e Budvës në kuadër të sezonit turistik veror”, thuhet në njoftim. 

Ai u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ciklit zgjedhor që të veprojnë me përgjegjësi dhe drejtësi në fushatën e ardhshme zgjedhore. Të rikujtojmë se në seancën e mbajtur dje, këshilltarët e kuvendit Komunal të Budvës kanë miratuar Vendimin për shkurtimin e mandatit. 

Në favor të shkurtimit të mandatit të kuvendit të Budvës, përveç nismëtarit të nismës së koalicionit të mbledhur rreth PDS-së, votuan edhe këshilltarët e Partisë Socialdemokrate e Malit të Zi, Demokratëve, LQ URA, si dhe këshilltarët e klubit “Budva, qyteti ynë, familja jonë, shtëpia jonë“.

SHARE