Në muajt në vazhdim, pritet që individët plotësisht të vaksinuar do tu lejohet tubimi në ambiente të brendshme dhe pa distancë fizike ose mbajtja e maskës në kushte të caktuara. Kjo është publikuar në llogarinë Twitter të Qeverisë së Malit të Zi, në përgjigje të një nga pyetjet e bëra më shpesh në faqen e internetit www.covidodgovor.me. Pediatre e Qendrës Shëndetësore Podgorica Sllagjana Raçiq thotë se nuk ka arsye mjekësore pse qytetarët do të zgjidhnin vaksinën që dëshirojnë të marrin. Kontingjenti i parë i 25,000 deri në 30,000 doza të vaksinave Astra Zeneka do të mbërrijë në Malin e Zi gjatë fundjavës, pas së cilës ata do të rrisin numrin e pikave të vaksinimit, njoftoi Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë Dr. Borko Bajiq, duke shtuar se ata janë të kënaqur me dinamika e vaksinimit.