AGJENSIONI TURK: DONACION KAMION TË RI PËR TRANSPORTIMIN E MBETURINAVE PËR KOMUNËN E TUZIT

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një komunikate bëri me dije që komuna e Tuzit ka zhvilluar takime me Agjensionin turk, takime të cilat kanë rezultuar me donacionin e një kamioni të ri, për transportimin e mbeturinave për komunën e Tuzit. “Komuna e Tuzit, me gjithë përkushtimin dhe kapacitetin e sajë punon që qytetarëve tu sigurojë funksionim sa më të lehtë. Në këtë frymë, janë iniciuar takime me Agjensionin turk për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim në Mal të Zi, në pikëpamje të rregullimit të hapësirës dhe avancimin e shërbimeve komunale për qytetarët tanë, takime të cilat kanë rezultuar me donacionin e një kamioni të ri, për transportimin e mbeturinave për komunën tonë,” thekson Gjeloshaj. Ai deklaroi se ky është rasti ideal për të lavdëruar marrëdhëniet e mira e partneritetin që ka Komuna e Tuzit me TIKA – duke veçuar përkushtimin që kjo organizatë ka shprehur në përkrahjen e qytetarëve të kësaj komune. “Si kryetarë, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, mundohemi që të tërheqim të gjitha burimet e mundshme financiare ndërsa partnerët ndërkombëtar dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë të pa kapërcyeshëm në këtë drejtim. Shfrytëzoj rastin të shpreh falënderimet e mia ndaj Agjensionit turk për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim, drejtorit Abdurrahman S.Topraku dhe bashkëpunëtorëve të tij në përgjigjen e shpejtë. Së shpejti do të kemi edhe detale të tjera për vetë donacionin, për ç gjë do të jetë i njoftuar mbarë opinioni publik, e veçanërisht qytetarët tonë të nderuar,” thekson Gjeloshaj.

SHARE