IVANOVIQ- HOGARD: ANËTARËSIMI I MALIT TË ZI NË NATO POZITIVISHT KA NDIKUAR NË RAJON

Ambasadori i Danimarkës,  Anders Kristian Hogard, vlerësoi se anëtarësimi i plotë i Malit të Zi në Nato, kishte ndikim pozitiv në të gjithë rajonin, si  faktor stabiliteti në rajon, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në stabilitetin  edhe në nivelin global.

Siç kumtohet, drejtori gjeneral i drejtorisë për politik dhe planifikim të mbrojtjes së MZ, Ivica Ivanoviq, është takuar sot me ambasadorin  e Danimarkës, Andres Kristian Hogard.

Ivanoviq, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Danimarkës në fushën e mbrojtjes, të arritur nëpërmjet realizimit të suksesshëm të projekteve në fushën e infrastrukturës së informacionit dhe komunikimit, me fokus në realizimin e donacioneve të fondeve dhe pajisjeve, si dhe në fushën e arsimit. Hogard theksoi se Mali i Zi është shembull në rajon kur bëhet fjalë për integrimin euroatlantik dhe shtoi se Mali i Zi është partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare.

SHARE