DEMOKRATËT DHE URA SË BASHKU NË ZGJEDHJET E ARDHSHME NË PODGORICË


Mali i Zi Demokratik i kryesuar nga Alleksa Beçiq dhe Lëvizja Qytetare Ura e kryesuar nga Dritan Abazoviq,  do të garojnë së bashku në koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e ardhshme për Kryeqytet, mëson gazeta “Pobjeda”.

Ky vendim sipas gazettes Pobjeda, pothuajse është përfundimtar, sepse është konfirmuar nga këshillet komunale të këtyre dy partive të kryesuara nga Lluka Rakçeviç dhe Vlladimir Çagjenoviq. “Në parim është rënë dakord që mandatet të jenë sipas parimit 70:30, ndërsa bartësi i listës do të emërohet në komunikim të drejtpërdrejtë midis liderëve të dy partive Dritan Abazoviq dhe Alleksa Beçiq”, shkruan gazeta“Pobjeda”.

Ky vendim është epilog i pothuajse dy muaj negociatave në nivel të lider[ve të partive, i cili në një kohë ishte i ngarkuar me pikëpamje të ndryshme rreth kandidatit presidencial të opozitës, si dhe deklaratës së Abazoviq mbi  “elementet e fjetur të pushtetit brenda opozitës qytetare”.

SHARE