NË MAL TË ZI KANË VDEKUR 7 PERSONA, KURSE 310 TË TJERË JANË KONFIRMUAR POZITIV

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi ka vdekur 7 persona, kurse 310 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19 në Mal të Zi, deri më tani ka shkuar në 2.275 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 303 pacientëve. Numri aktual i të prekurve me virus është 3,189.

SHARE