KRYEBASHKIAKU I TIRANËS ERION VELIAJ NESËR VIZITON TUZIN

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tuz, ku edhe do të takohet me kryetarin e komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj me bashkëpuntorë. Tema kryesore e diskutimeve do të jetë bashkëpunimi mes Tiranës dhe komunës së Tuzit. Me këtë rast, komuna e Tuzit do të organizojë bashkëbisedë të kryebashkiakut Veliaj me rininë e Malësisë në kuadër të projektit “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

SHARE