MINISTRIA E SHËNDETËSISË: NGA 1 DHJETORI REKOMANDOJMË MËSIM TË ALTERNUAR NË SHKOLLA

Teksa pandemia covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë kërkon që të marrë masa të tjerë për të frenuar infektimet. Së fundmi përveç Universiteteve është kërkuar që edhe në shkollat fillore dhe të mesme të nis mësimi online. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një mesazhi për mediat, ku thekson se  pas rekomandimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve i është rekomanduar më pas Ministrisë së Arsimit që mësimi në shkolla të bëhet i alternuar. Pra mësimi do të zhvillohet, në formën klasike por edhe online. Sipas Manastirliut, kjo praktikë do të nisi që në datë 1 dhjetor. Tashmë pritet që Ministria e Arsimit të miratojë dhe të vërë në zbatim rekomandimet e bëra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë.

SHARE