TRE TË VRARË NGA TË SHTËNAT NË NJË SHKOLLË NË SHBA

Të paktën tre persona, përfshirë edhe të dyshuarin, u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një shkollë të mesme në Shën Luis të Misurit. Sulmuesi hyri në shkollën e mesme të arteve vizuale dhe performuese pak pas orës 09:00 sipas kohës lokale më 24 tetor. Dyert e shkollës ishin të mbyllura dhe nuk është e qartë se si sulmuesi hyri në objekt. Dëshmitarët thanë se shumë persona shpëtuan pasi sulmuesit iu bllokua arma në mes të sulmit. Autoritetet thanë se policia amerikane “shumë shpejt e ndali” sulmuesinI dyshuari, i identifikuar si policia si një 19-vjeçar, ish-nxënës i kësaj shkolle, shkëmbeu zjarr me policinë dhe më pas vdiq nga plagët e marra. Ende është e paqartë se cili ishte motivi i sulmit në shkollën ku ndjekin mësimet afër 400 nxënës.​

SHARE