Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar në seancë të jashtëzakonshme Ligjin për Buxhetin dhe Përgjegjësinë Fiskale, me 43 vota pro.
Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.
Në seancën e sotme parlamentare u shqyrtuan edhe një sërë projektligjesh të tjera, përfshirë ato për vetëqeverisjen lokale, Prokurorinë e Shtetit, Prokurorinë Speciale dhe përgjegjësinë e personave juridikë për vepra penale.
Në rend dite ishin gjithashtu ndryshimet në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale, procedurën penale, mbrojtjen ndërkombëtare dhe të përkohshme të të huajve, menaxhimin e mbetjeve dhe ujërat.










