SCHOLZ DO TË KANDIDOJË PËR NJË MANDAT TË DYTË

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të kandidojë për një mandat të dytë si kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Koalicioni qeverisës i Scholz-it, i cili mori detyrën në fund të vitit 2021 ka patur një mbështetje të ulët nga ana e qytetarëve për shkak të mosmarrëveshjeve  të vazhdueshme brenda tre partive.

Mosmarrëveshjet mes  koalicionit kanë penguar përpjekjet për të trajtuar një sërë problemesh, të tilla si mbrojtja e klimës, transformimi ekonomik dhe  shkurtimet buxhetore.

Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian muajin e kaluar, socialdemokratët e kancelarit gjerman përfunduan në vendin e tretë me vetëm 13.9% të votave, që është  rezultati më i dobët që  pas Luftës së Dytë Botërore.

Scholz të mërkurën u shpreh optimist se partia e tij do të rifitojë më shumë mbështetje në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Zgjedhjet ka të ngjarë të mbahen më 28 Shtator 2025, pasi kabineti gjerman ra dakord të mërkurën t’i rekomandojë datën Presidentit Frank-Walter Steinmeier.

SHARE