NDIKIMI I KEQ I KORONËS: AKTUALISHT KA RRETH 5.800 TURISTË NË MAL TË ZI

Sipas të dhënave më të fundit, ka rreth 5.800 turistë në Mal të Zi, që është rreth dhjetë përqind e numrit të turistëve që kemi pasur në të njëjtën ditë vitin e kaluar, tha Sekretari i Shtetit për Turizëm në Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Damir Davidoviq.

Ai, si mysafir në Programin e Mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi tha se epidemia e koronavirusit ka pasur një ndikim jashtëzakonisht negativ në numrin e turistëve në Mal të Zi.

“Mos respektimi i rregullave, moszbatueshmeria e rekomandimeve, çuan në kthimin e virusit, në numrat që dita ditës sa vijnë e shtohen. Unë e di se ekipet e Institutit të Shëndetit Publik janë duke bërë gjithçka që munden për të gjetur kontakte sa më shpejt dhe për ta sjellë situatën nën kontroll,” tha Davidoviq.

Ai tha se situata është mjaft sfiduese kur bëhet fjalë për sezonin dhe qarkullimin turistik.

SHARE