Gliko me Kumbulla – Nga Ëmbëlsirat më të Mira Traditës

Shqipëria është e njohur për glikotë e saj të mrekullueshme me fruta, por edhe me perime si patëllxhani apo edhe domatet, por ajo që pëlqehet veçanërisht, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt është reçeli apo glikoja e shalqinit.

Glikoja u ofrohet miqve me të hyrë në shtëpi dhe është një tregues i mikpritjes shqiptare.

Glikotë më popullore janë edhe ato të arrave, kumbullave, rrushit pa fara, manave, kajsive, mollëve, pjeshkave, qershive të ëmbla dhe të tharta, portokalleve e qitrove, limonëve e mandarinave.

AgroWeb.org jus jell më poshtë recetën e përgatitjes së glikosë kumbullave në Shqipëri.

Përbërësit

  • 1 kg kumbulla
  • 800 gr sheqer (Nëse e preferoni shumë të ëmbël mund të shtoni edhe më shumësheqer)
  • 2 gota ujë
  • 2 lugë supe me gëlqere
  • 10 gota me ujë
  • Disa gjethe barbarozë

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të zgjidhni kumbulla të forta.

Më pas, përmes një thike të mprehtë largoni lëkurat e kumbullave dhe prijini me kujdes anash për t’u nxjerrë bërthamat.

Më pas, kumbullat vendosen në një enë me ujë dhe gëlqere dhe lihen aty përreth 15 minuta.

Në vijim, i largojmë nga uji me gëlqere, i kullojmë dhe i shpëlajmë disa herë me ujë të rrjedhshëm.

Nëse preferoni, brenda secilës kumbull mund të vendosni nga një bajame pa lëkurë.  (Për t’u hequr lëkurën mjafton që bajamet t’i vendosni të zjejnë për disa minuta.)

Merrni kumbullat hidhini në një tenxhere dhe vendosini të zjejnë për 15 minuta. Më pas, shtoni aty sheqerin dhe lërini të zjejnë sat ë marrin një valë.

Hiqini nga zjarri dhe lërini të pushojnë për 10 apo 12 orë.

Më pas, vendosini sërish në zjarr të zjejnë edhe për 15 minuta të tjera apo sa të marrin edhe një tjetër valë.

Lërini të pushojnë për disa orë të tjera dhe më pas vendosini sërish në zjarr të zjejnë derisa shurupi të trashet në formën e sherbetit. Në fund u hidhet dhe pak limontoz.

Largohen nga zjarri, u hidhet barbarozë dhe kur të ftohet vendoseni në kavanoza.

SHARE