SHUMICA PARLAMENTARE NUK KUJDESET PËR TË RINJTË, E BËNË TË PAMUNDUR MARRJEN E 450 EURO PËR PJESËMARRËSIT E TRAJNIMIT PROFESIONAL

Shumica parlamentare refuzoi të vendosë në rend dite Projektligjin për ndryshimet në ligjin për trajnimin profesional të personave me arsim të lartë të cilin e propozoi SD-ja, e cila ua pamundësoi pjesëmarrësve në atë program të fitojnë 450 euro në muaj, tha kryetari i Rinisë Socialdemokrate të Kryeqytetit, Millosh Mashkoviq. “Ligji aktual për Aftësimin Profesional aktualisht parasheh 266.00 euro tarifa për pjesëmarrësit në këtë program. Personat që janë pjesëmarrës në këtë program nuk duhet të jenë në disavantazh krahasuar me punonjësit e tjerë dhe paga e tyre nuk duhet të jetë më e vogël se paga minimale”, sqaroi ai. Përveç faktit që të rinjtë duhet të jenë bartës të zhvillimit të vendit tonë, Mashkoviq thekson se duhet “të kenë parasysh se çmimet e shumë mallrave dhe shërbimeve janë rritur në mënyrë drastike, gjë që rrezikon ekzistencën e shumë prej tyre”. “Me mos miratimin e këtij propozimi, shumica parlamentare tregon se nuk u interesojnë të rinjtë në Mal të Zi”, ka përfunduar Mashkoviq.

SHARE