Përspektiva e arkeologjisë nga dy gjenerata të ndryshme

Arkeologjia është shkencë humane dhe sociale që merret me studimin e materialeve të lashta dhe mbetjeve njerëzore për të kuptuar dhe për të rekonstruktuar historinë, kulturën dhe jetën e civilizimeve të shkuara. Kjo përfshin kërkimin, regjistrimin, interpretimin dhe analizimin e strukturave të lashta, objekteve, artefakteve dhe gjurmëve të trashëgimisë njerëzore, përfshirë ruajtjen dhe restaurimin e tyre. Arkeologët përdorin njohuritë dhe metodat e tyre për të zbërthyer misteret e së kaluarës dhe për të kontribuar në njohuritë tona të historisë dhe kulturës së njerëzimit.

Në një intervistë që zhvilliam sëbashku me arkeologun Anton Lulgjuraj dhe studentin e kësaj dege Ilirian Dedvukaj, mësuam se si në të njëjtën fushë dallimi mes gjeneratave vërehet duke filluar nga materialet që më parë kanë përdorur në gërmime me ato të cilat përdorën sot nga studentët. Por edhe se si në të ardhmën pritet që më përparimin e teknologjisë të ndryshojnë edhe më shumë edhe në vendin tonë.

Antoni si një arkeolog i diplomuar foli për njohuritë e tij të thella të fushës dhe përvojën e tij të gjatë në terren. Ka kaluar vite në studimin e artefakteve të lashta, interpretimin e strukturave historike dhe zbulimin e historisë së humbur. Shpesh arkeologët kanë një qasje të gjithëpërfshirëse dhe analitike ndaj punës së tyre, duke përdorur njohuritë e tyre për të kuptuar kontekstin historik dhe kulturor të një vendi apo periudhe.

Përderisa Iliriani, student i arkeologjisë, ka një qasje më të freskët ndaj fushës dhe ka ide të reja dhe të inovative. Është i gatshëm të mësojë dhe të eksplorojë, duke u përpjekur të kuptojë teknikat e reja dhe metodat e hulumtimit. Studentët e arkeologjisë zakonisht janë të pasionuar për të zbuluar sekretet e së kaluarës dhe për të kontribuar në njohuritë e njerëzimit për historinë dhe kulturën.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE