MBI 100 TË VDEKUR NGA SHPËRTHIMI I RAFINERISË

Më shumë se 100 persona mbetën të vdekur në Nigeri gjatë një shpërthimi në një rafineri ilegale nafte. Lajmin e konfirmoi presidenti i Nigerisë, i cili e përshkroi incidentin në shtetin Imo, në jug të Nigerisë, si një “katastrofë dhe një fatkeqësi kombëtare”. Dhjetëra persona ishin duke punuar, kur rafineria u përfshi nga flakët të cilat shkaktuan më pas një shpërthim të madh. Autoritetet thanë se deri më tani janë gjetur trupat e 109 personave, por duke theksuar se numri i tyre mund të rritet, pasi viktimat janë shpërndarë në një zonë të gjerë. Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të pronarit të rafinerisë e cila ushtronte aktivitetin e saj në mënyrë të paligjshme.

SHARE