KLUBI TAEKWONDO „BESA“ FITON 13 MEDALJE NË PRISHTINË

Dje u mbajt turnamenti ndërkombëtarë „Open Kosovo“ nën organizimin e Klubit Olimpik Art nga Prishtina dhe me mbështetje të Ministrisë për Sport dhe të Rinj si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Garuesit e Klubit „Besa“ e përfunduan paraqitjen e tyre në turneun ndërkombëtar „Open Kosovo“ në Prishtinë me 13 medalje. Klubi Taekwondo „Besa“ fitoi gjashtë medalje të arta, pesë të argjendta dhe dy të bronzta. Anëtarja e Besës, Adriana Berishaj u shpall pionierja më e mirë e turneut, ndërsa klubi zuri vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm për fëmijë. Medaljet e arta fituan nga Adriana Berishaj (pioniere, nën 40), Ajlla Ganjola (pioniere, nën 31), Marko Ujkaj (junior, nën 73), Dorian Ujkaj (kadet, nën 57), Lejla Frluçkiq (pioniere, nën 33) dhe Santino Vulaj (kadet, nën 57). Medaljet e argjenta u takuan Jozef Gegaj (junior, nën 63), Eva Vulaj (pioniere mbi 44), Hena Jusufgjokaj (pioniere, nën 40), Damjan Ujkaj (kadet, nën 65) dhe Alan Frluçkiq (kadet, nën 40). Damjan Junçaj (junior, nën 68) dhe Osman Jusufgjokaj (pionier, nën 25) fituan medalje bronzi. Turneu mblodhi 330 garues nga gjashtë shtete dhe u mbajt në sallën 1 tetori –  në Qendrën për Rini dhe Sport.

SHARE